Nga letrat e hamburgerit deri te gotat e verës, si i shpenzojnë qeveritarët lekët tuaja (FOTO LAJM)
Qeveritarët tanë përveç se gëzojnë paratë që marrin nga rrogat, duket se herë pas hereë përfitojnë dhe ca ditë pushimi luksi në vilat
qeveritare.
Nuk është e thënë që aty të shkojnë vetëm në sezonin e verës, pasi ca pushime në vjeshtë apo afër vitit të ri nuk do të ishin keq për askënd. Në një dokument që gjendet në faqen e Agjensisë së Prokurimit Publik, Drejtoria e Shërbimeve
Qeveritare, ka akorduar plot 4.051.535 lekë të reja pa TVSH (me TVSH rreth 45 mijë euro) për një
tender për “pajisje, enë dhe mjete kuzhine për vitin 2019”.
Në dokumente shihet sesi
qeveritarët kërkojnë të kenë në këto shtëpi, dekantues vere e deri tek disa lloje lugësh, pirunësh apo thikash për mish, peshk, ëmbëlsirë, fruta, etj.
Qeveritarët kërkojnë dekorues për kapuçino, gotë inoksi, modelues për role, përzierës lëngu. Kërkojnë pirunë antipaske, ëmbëlsire, mishi, peshku, gjithashtu edhe pjata antipasta, buke, pjata në formë kapele, pjatanca drejtkëndore. pjatë për djathërat, për akullore. Madje, duan dhe kupa akulloresh, lugë gomine apo biberon kremrash kuzhine, apo edhe plot aksesorë të tjerë.
Kjo nuk është hera e parë që shtëpitë e pushimit
qeveritare kompletohen me lugë, pirunjë dhe aksesorë të ndryshëm. Fiks në këtë kohë, 1 vit më parë, në 8 tetor 2018, u zhvillua një
tender me vlerë 30 milionë lekësh të vjetra, për blerjen e gërshërëve për pastrim peshku, pinceta për halat e peshkut, thikë për fileto e rosto mishi, thikë për fileto salmoni dhe 100 gota shampanje.
Shtuar më 23/10/2019,
ora 15:30