“Të kesh alamet gomari këtu dhe të kërkosh qen vërdallë”, Rama në Kavajë, u drejtohet demokratëve: Anija është mbytur

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka zhvilluar një takimi elektoral në Kavajë.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtua qytetarëve duke u kujtuar Kavajën dikur.

“Mu kujtua se si ishte hyrja e Kavajës kur morëm detyrën. Dukej realisht në atë kohë si hyrje në një vatër të dëshpërimit, të harresës, rrënimit. ishte e gjithë Kavaja. I kam para syve pamjet e Kavajës dhe e kam parasysh punën, projektet dhe përpjekjet për të nisur ndryshimin e madh. Këtu në Kavajë, ndryshe nga shumicën e bashkive, na ndodh që ky qytet të kthehet në duart e atyre që në 30 vjet që kur ka zgjedhje, s’kanë mundur të krijojnë një shembull të vetëm se dinë të kujdesen për një bashki, apo fshat. Më kujtohet kur Kavaja u kthye në duar e tyre të vetmet probleme që kishim me Kavajën nuk ishte se si të bënim një kopsht më shumë, apo si të krijojmë diçka të re, por e kishin mendjen te lejet e dhëna në rërë, në kundërshtim me çdo sens të së bukurës”, tha Rama.

Shefi i qeverisë nuk kurseu as ironitë ndaj PD.

E vetmja gjë që mbaj mend kur e rimorën Kavajën ishte se si ky qytet të vihej në funksion të një grupi që vepronte si një bandë. Dua t’u them atyre që votojnë për ata. Po mirë mo keni një minimum ndjeshmërie në mos për vete, por për fëmijët tuaj. Ata kur e kishin Kavajën, e kanë degjeneruar. Le të më dalë njëri dhe të më tregojë një bashki dhe të thotë; jo e ke gabim. Shihni Shkodrën. Kush e bëri Shkodrën ashtu? Zoti?! Jo! Historia jo. Shkodrën e bëri ashtu, vetëm ata që ecin mbrapsht. Shkoni kthehuni në shtëpi duke ecur mbrapsht. Po të kesh alamet gomari këtu për të ngarkuar dru dhe të kërkosh qen vërdallë?! Sovrani merr shërbëtor në punë. Për këtë në demokraci kush zgjidhet është shërbëtor i atij që zgjedh. Ta dini se sa e rrah këtë unë! Se keni idenë. Ai që të ‘rreh’ të do më shumë. E ‘rrah’ me fjalë kuptohet përmes telefonit.(I drejtohet Redjan Krali).”, tha Rama.


Shtuar 15.04.2023 11:29