Nga gjyqi me Haradinajn te përlasja me Kurtin, Rama nuk i ka mirë punët me homologët në Kosovë
Kryeministri Edi
Rama mesa duket nuk i ka mirë punët me homologët e tij në Kosovë.
Të mbledhur në samitin e Ohrit,
Rama iu përgjigj ish-Kryeministrit, Isa Mustafa, në lidhje me MiniShengenin Ballkanik, të cilin Mustafa e kishte cilësuar kthim në ish-Jugosllavi.
“Kam respekt për Isa Mustafën, jam befasuar nga opinioni i tij dhe ka të drejtë të ketë opinion ndryshe nga unë. Të më thuash mua se Shengeni Ballkanik çon në një Jugosllavi të re, nuk e kuptoj. Unë nuk kam asnjë lidhje me ishJugosllavinë, kam vetëm kujtime nga keqtrajtime të shqiptarëve dhe nuk është fort elegante”, u shpreh
Rama gjatë një konference me gazetarët në Ohër.
Por Mustafën, kreu i qeverisë së Shqipërisë e ka akuzuar edhe për mos zbatim të marrëveshjes së arritur në mbledhjen e dy qeverive për bashkimin doganor.
Po ashtu, të njëjtën akuzë
Rama ka bërë edhe për Kryeministrin tjetër të
Kosovës">
Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili, sipas Ramës, ka kërkuar që këtë bashkim ta shtyjë në kohë. Marrëdhënien më konfliktuale me kryeministrat e
Kosovës">
Kosovës,
Rama e ka me Haradinajn, të cilin është shprehur se do ta padisë për shpifje.
Pas deklaratës së Haradinajt se me ndryshimin e kufijve të
Kosovës">
Kosovës, të mbështetur nga Thaçi,
Rama dhe Vuçiç, Kosova do të humbte 10 miliardë euro dhe për këtë ndarje, ata që e mbështesnin, do të kishin përfitime. Replikat mes Ramës dhe Haradinajt ishin të nxehta, ku ndërsa
Rama i tha se do të përgjigjej në gjyq për shpifje, Haradinaj iu përgjigj se kur kreu i qeverisë shqiptare të jetë në opozitë, do të merret me çështjet gjyqësore.
I fundit që duket se ka hyrë në shënjestrën e Kryeministrit
Rama është
Kryeministri në pritje i
Kosovës">
Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Albin Kurti.
Marshimin simbolik të Vetëvendosjes përgjatë Rrugës së Kombit më 28 nëntor, si mesazh i bashkimit kombëtar,
Rama e cilësoi “një lajthitje në një proces tranzicioni nga opozita në qeverisje”, ndërsa ata ndajnë qëndrime të ndryshme si për taksën 100% për mallrat serbe në Kosovë, ashtu dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
I vetmi ndër politikanët e
Kosovës">
Kosovës me të cilin
Kryeministri Rama nuk ka shfaqur përplasje është presidenti Thaçi, me të cilin ka gjetur gjuhë bashkëpunimi dhe dakordësie si për idenë e korrektimit të kufijve mes
Kosovës">
Kosovës dhe Serbisë, ashtu dhe për taksën për mallrat serbe.
Shtuar më 13/11/2019,
ora 12:22