Burri i Marsidës interesohet nga Gjermania për vrasjen e ish-të dashurit të saj
Nga ngjarja e rëndë ditën e sotme në Kavajë, mbeti i vdekur Dritan Hoxholli, ndërsa u plagos polici B.Toci.

Policia dyshon se ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie pasi të dy burrat kishin lidhje me një grua që e kishte bashkëshortin emigrant në Gjermani.

ABCNews raporton se se për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë bashkëshorti i Marsida Qatja.

Nga burgu, ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi.

Përmes një të afërmi të tij në Kavajë, i cili kishte shkuar në banesën e Marsida Qatja, kishte kërkuar t’i dërgonte fotografi në rrjetet sociale për të parë situatën e krijuar. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori