Nga Erion Isai, tek gardisti i "21 Janarit" dhe largimi i Dakos: Të veçantat e listës së PS për bashkitë
PS ka zyrtarizuar sot listën e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit duke bërë kështu që Rama të deklarojë se tashmë janë gati për çeljen e fushatës.

Nga lista duket se pesë deputetët të së majtës do të lenë mandatin duke synuar bashkitë, ndërsa do të zëvendësohen nga kolegë të tyre të majtë.

Deputetët që do të lenë mandatin janë Flamur Golemi në Gjirokastër, Pjerin Ndreu në Lezhë, Rakip Suli në Tiranë, Ilir Xhakolli në Pogradec dhe Nuri Belba për Përrenjasin.

Në vend të tyre hyjë në Kuvend, Lart Duro, Adriana Jaku, Florenc Spaho, Ardit Konomi dhe Eljo Hysko.

Disa emra spikasin në këtë listë, siç janë Erion Isai që shkoi nga drejtor i Teatrit të Kukullave si kandidat për Kolonjën apo Agron Malaj, ish-gardisti i 21 Janarit që do të kërkojë të drejtojë bashkinë e Matit nën siglën e PS.

Ndërkohë, Dionis Imeraj do të jetë kandidat për Dibrën në vend të Muharrem Ramës. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2019, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori