Nga Durrësi, Basha listë me propozime për ndryshimin e sistemit politik
Kreu i PD Lulzim Basha, nga Durrësi, ndërsa ka theksuar edhe njëherë se nuk do të ketë hapa pas, theksoi se beteja nuk përfundon me largimin e Edi Ramës, të cilin e cilësoi vetëm si hapin e parë.

Basha tha se synohet që deputetët të zgjidhen drejtëpërdrejtë në 100 zona maxhoritare dhe sistem me lista të hapura, ku shtoi se Presidenti, i zgjedhur nga populli, do të ketë kompetenca të plota.

"Kjo betejë nuk do të përfundojë vetëm me largimin e Edi Ramës, ai është vetëm hapi i parë, por fjalët vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të këtyre plagëve do ta ketë populli.

Deputetët të zgjedhur drejtëpërdrejtë në 100 zona maxhoritare, apo sistem kombëtar me lista te hapura, senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ, President me kompetenca të plota që balancon pushtetet, pse jo edhe President të zgjedhur nga populli.

Ndarje dhe balancim të pushteteve që garanton gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që populli të ketë gjithmonë levën për t’ju mbivendosur çdo politikani që humbet arsyen, referendume për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë. Këto janë disa nga propozimet. Do të ketë një vendimmarrje me referendum nga populli", tha Basha.

Shtuar më 22/05/2019, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori