Nga banakier në drejtor, si u arrestua kreu i Hipotekës në Shkodër
Pëlqej
Policia e Shkodrës ka ndaluar shtetasin Zamir Leka, drejtor i hipotekës në Shkodër.

Drejtori Leka është arrestuar teksa ai ndodhej në punë në zyrat e hipotekësShkodrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive.

Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion policia dhe prokuroria e arrestojnë.

Në atë kohë në rrjet qarkulloi një foto e tij si banakier, dhe shkaktoi shumë pikëpyetje sesi mund të ngrihej në detyrë kaq shpejt.

Ai u shpreh asokohe:

E kam dëgjuar punën e banakierit por duhet të dini se ato foto janë para 4 viteve besoj kur unë kam qenë menaxher rajonal i një kafeje dhe në ato momente ishim duke montuar një ekspres. Kaq është e gjitha. Ama duhet të dini se unë jam profesionist i kësaj fushe. Kam punuar në komunën Velipojë, kam punuar tek ALUIZNI në Shkodër dhe së fundmi kam qenë me një firë në Tiranë duke u marrë me çertefikata pronësie, legalizime e gjëra si këyo. Pra përveç shkollimit të duhur kam shumë vite në këtë fushë dhe kam eksperiencën e duhur. E gjitha kjo mund të ketë ardhur nga ndonjë konkurent tjetër dashakeqës i cili ka qenë poshtë meje me pikë. Ju ftoj të verifikoni gjithçka për mua sepse deri tani është shpifur. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë për mirë jo për mua personalisht për për të mirën e Shkodrës.” /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2018, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori