Tragjedi në bregdet: Futet të lahet me vajzën e mitur, babai mbytet e 9-vjeçarja në gjendje kritike

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, në bregdet.

Një 44-vjeçar ishte futur në det bashkë me vajzën 9-vjeçare, por nuk ka dalë i gjallë.

E bija është nxjerrë nga deti në rrethana ende të paqarta dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 26.08.2020 17:25