Nezar Seiti nxjerr të palarat e Habilajve?
Pëlqej
Ka kaluar vetëm një ditë që nga lajmi se Nezar Seiti, i konsideruar si financieri i Habiljave, ka pranuar që të bahskëpunojë me autoritetet italiane.

Pikërisht media italiane Meridionews, ka mohuar që Seiti të ketë pranuar rrëfimin , ndërkohë që sipas saj kjo gjë pritet të ndodhë në vijim.

Pjesë nga shkrimi:

Seanca e parë dëgjimore për Seitin ka shumë gjasa të zhvillohet brenda pak javësh edhe pse data nuk është caktuar zyrtarisht.

Policët shqiptarë e arrestuan Nezer Seitin gjatë një operacioni antidrogë në Babicë të Vlorës. Procedurat për ekstradimin e tij nuk ishin të thjeshta, madje u shoqëruan me shumë polemika politike. Në ballë të tyre u vu Partia Demokratike, kritike ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sipas PD-së, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kishte dhënë dritën e gjelbër për transferimin në Itali të Seitit për të shmangur përfshirjen në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.
Seanca e sotme gjyqësore, e planifikuar të niste në orën 14:00 u mohua nga avokati mbrojtës Maurizio Catalano për MeridioNeës.

Sakaq homologu i tij shqiptar Detar Hysi është shprehur se: “Seiti nuk ka shprehur ndonjë dëshirë për t’u penduar,” shpjegon avokati. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2018, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori