Nexhmia akoma e mbajtur, pret vizitat në ditën e lindjes së Enverit

Dita e sotme është edhe dita e lindjes së diktatorit Enver Hoxha, i cili nëse do të ishte gjallë sot do të mbushte fiks 109 vjec.

Edhe pse tashmë u bë kohë e konsiderueshme që Enveri është larguar dhe i kemi dhënë lamtumirën, Nexhmia, bashkëshortja e tij vijon të jetë në jetë dhe pret vizita këtë ditë të veçantë.

Ka qenë pikërisht kreu i Partisë Komuniste, Preng Çuni ai që ka bërë edhe vizitën në këtë ditë.

Ai e ka cilësuar Nexhmien si legjendë të gjallë antifashiste.

Ja çfarë shkruan Çuni në rrjetet sociale:

16.10.2017 nje takim me legjenden gjalle antifashisten Nexhmie Hoxha, bashkshorten e Udheheqesit te madh te Kombit Shqiptare Enver Hoxha".

E siç mund ta shikoni, koha e vitet kanë lënë gjurmët e tyre në lëkurën e Nexhmies, e cila jeton thuajse e vetme në banesën e saj në Tiranë.
Shtuar më 16/10/2017, ora 17:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori