New York Times zgjedh Dua Lipën (VIDEO)
Gazeta prestigjioze amerikane, “New York Times”, e cila e ka vlerësuar lart këngëtaren Dua Lipa, ka realizuar një intervistë me këngëtaren.

Në një lidhje live të gazetës, Dua ka kënduar live disa këngë të albumit të saj më të ri, i cili u lansua gjatë këtij muaji.

Ajo është intervistuar nga gazetari i njohur i New York Times, Andrew R. Chow.

Në intervistën e saj ka pasur edhe pyetje për publikun, ku Dua është pyetur edhe për ndonjë këngë të re me Martin Garrix. Dikush nga publiku ka kërkuar nga Dua që edhe t’i jap një puthje nga largësia.

Ajo është pyetur edhe nga një fans shqiptar se a do të bënte një këngë në shqip dhe Dua ka thënë se po, madje këtë ndoshta ndonjë këngë me babin e saj.
/albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori