Incidenti ajror që i mori jetën Prigozhin, New York Times: Avioni mund të jetë rrëzuar nga shpërthimi i një bombe

New York Times shkruan se avioni me të cilin po udhëtonte shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, mund të jetë rrëzuar nga shpërthimi i një bombë.

Gjithashtu, New York Times citon zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë, sipas të cilëve Presidenti Vladimir Putin urdhëroi shkatërrimin e avionit në një përpjekje për të vrarë Prigozhin.

Ndërkohë rreth 24 orë pas ngjarjes, presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar lidhur me rrëzimin e avionit në të cilin dyshohet se humbi jetën kreu i grupit Vvagner, Yevgeny Prigozhin, të cilin e quajti “një biznesmen i talentuar” të cilin e njihte që nga vitet 1990. Kreu i Kremlinit ka thënë se tani do të duhet “të presim çfarë thonë hetimet”.


Shtuar 24.08.2023 21:17