Derbi bëhet romantik, tifozi i propozon partneres në “Air Albania” dhe ngre stadiumin në këmbë (VIDEO)

Derbi i djeshëm nuk u vesh i kq vetëm nga fitorja e Partizanit ndaj Tiranës, por edhe nga një ngjarje shumë romantike në fushën e blertë.

Përtej incidenteve dhe sherreve, një tifoz i ka dhuruar spektakët gjithë stadiumit Air Albania ku zgjodhi t’i propozojë për martesë partneres.

Dukej se gjithçka ishte e mirëmenduar. Tifozi futet në fushën e blertë ku bën sikur vret këmbën, ndërkohë që edhe stafi i përgatitur i mban lojën.

Partnerja e tij bashkohet e shqetësuar për shëndetin e tij, por surprizohet nga një unazë. Tifozi ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë, ku merr edhe një “Po”. Urime çifti./albeu.com/

@hergi_77 Tifozi ben sikur bie dhe vret kemben, por me pas ndodh surpriza…#capcut #viral #fy #tiktok #ultras #derbi #tirona #marrymemarryyou ♬ original sound – Herg__


Shtuar 22.12.2022 10:15