Nesër protesta e opozitës, Ambasada Amerikane apel qytetarëve: Kush shkakton dhunë do mbajë përgjegjësi
Nesër opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 9 në orën 20:00. Për shkak se mund te priten trazira, Ambasada Amerikane ka bërë thirje për qetësi dhe se cdo person që shkakton dhunë do të mbajë përgjegjësi.

"Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndëkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi. Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.
Shtuar më 20/06/2019, ora 21:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori