Nesër mos e lini çadrën në shtëpi, priten rrebeshe shirash
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se vendi ynë do të përfshihet nga reshje në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa qarku i Gjirokastrës pritet të ketë reshje intensive.
Për sa i përket temperaturave, më të lartat do të jenë 21 gradë në zonat bregdetare.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.29) dhe nesër (e martë, dt.30) në një pjesë të qarqeve priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në të tjerat priten mesatare deri lokalisht intensive dhe vetem qarku Gjirokastër pritet të ketë reshje.

Në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të jenë intensive, shoqëruar me rrufe dhe erë momentale të fortë (më të mundshme në zonat malore).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 21 °C

në vendet e ulëta: 13 / 17 °C

në vendet malore: 12 / 15 °C /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2018, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori