Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës ditën e sotme, së bashku me Ministren e Shëndetësisë mbi situatën e pandemisë në vend, paralajmëroi se
nesër, të mërkurëm, 10 shkurt,
komiteti teknik i ekspertëve do të
mblidhet për të deklaruar
masat e reja shtrënguese për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Sipas Kryeministrit do të ketë shtrëngime të masave, por çështja është që të vijojnë të zbatohen me korrektësi
masat aktuale.
“
Komiteti do
mblidhet nesër, kemi diskutuar do ketë shtrëngim të masave patjetër, por këtu thelbi është se ata insistojnë që duhen zbatuar
masat që janë.”
Shtuar më 09/02/2021,
ora 12:56