Nesër do të festonte 20 vjetorin, ky është shqiptari që vdiq tragjikisht në Itali (FOTO LAJM)

Një 19 vjeçar nga Elbasani humbi jetën mëngjesin e djeshem në Kremona pasi u përplas nga një furgon, ndërsa po shkonte me motorrin e tij në punë.

Viktima mësohet se është Ledio Cërriku, i cili ditën e nesërme do festonte 20 vjetorin.

Ledio banonte prej vitesh në qytetin Romagna.

Edhe pse kishte vendosur kokore, i riu shqiptar nuk mundi ti mbijetonte përplasjes së fortë, pasi goditi kokën në asfalt, gjë që i shkaktoi vdekjen.

Shtuar më 20/08/2019, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori