U futën në sënduk për të luajtur, por gjetën vdekjen, historia drithëruese e binjakëve 4-vjeçarë

Sadie Myers dhe Don Starr nuk e kishin menduar kurrë që sënduku i vjetër i shtëpisë, aty ku ruanin prej vitesh lodrat e katër fëmijëve, do të ishte “vrasësi” i binjakëve të tyre, Aurora dhe Kellan. Vogëlushët 4-vjeçarë gjetën vdekjen muajin e kaluar në shtëpinë e tyre në Jacksonville, SHBA, pasi nuk arritën do të dilnin nga sënduku ku mbanin arushët pelushit, lego-t dhe lodrat e shumta me të cilat luanin çdo ditë. Ngjarja ka ndodhur muajin e kalua, por vetëm tani mamaja e tyre gjeti forcën ta bëjë publike në formë paralajmërimi dhe sensibilizimi për të gjithë prindërit.

Në një postim të publikuar në Facebook, ajo shkruan: “Jo shumë njerëz arrijnë ta kuptojnë dhimbjen e humbjes së dy fëmijëve në të njëjtën kohë. Përpiqem të gjej ndonjë shpjegim pse ndodhi e gjithga kjo, por nuk arrij të gjej asnjë arsye. Ndoshta Univers i zgjodhi ata në mënyrë specifike për t’i mbrojtur nga ndonjë tragjedi e mëvonshme, ose ndoshta sepse shpirtrat e tyre ishin shumë të përsosur për këtë botë”

Si ndodhi aksidenti?

Gruaja e re ishte në punë, ndërkohë që fëmijët ishin me babain e tyre në shtëpi i cili i vendosi në gjumë si zakonisht. Sipas asaj që dihet deri tani, Aurora dhe Kellan mund të jenë zgjuar shumë herët në mëngjes dhe kanë vendosur të luajnë bashkë. Nuk ishte hera e parë që e bënin këtë gjë. Edhe në raste të tjera të dy zgjoheshin natën dhe luanin, madje prindërit e tyre pohojnë se gjenin shpesh lodra të shpërndara nëpër dhomë, por kurrë nuk do ta kishin menduar se mund të ndodhte një tragjedi e tillë.

“Kishin hedhur lodrat përtokë kudo. Ndoshta në një moment përgjumjeje, një prej tyre ka lëvizur dhe ka mbyllur nga brenda sëndukun prej kedri. Kishte një mekanizëm që e hapte veç nga jashtë dhe si rrjedhojë u asfiksuan në krahët e njëri-tjetrit.”-tregon mamaja e tyre.

Kur nuk i pa në shtrat, ajo u tremb për vdekje dhe filloi t’i kërkonte në të gjithë shtëpinë derisa vëllai i madh i binjakëve i gjeti brenda: “Shkova për të kontrolluar dhe brenda pak sekondash kuptova se kishte diçka që nuk shkonte, por tashmë ishte tepër vonë.”-vijon ajo.

Autoritetet dhe shërbimet e urgjencës u alarmuan, por nuk mund të bëhej asgjë për fëmijët. “Ne ishim aq me fat që i kishim edhe pse për një kohë të shkurtër. Ata na ndryshuan të gjithëve për mirë dhe sollën kaq shumë dritë dhe dashuri në jetën tonë, çdo sekondë me ta mbushej me të qeshura, pyetje budallaqe dhe fytyra qesharake, lojëra dhe shaka, lumturi dhe dashuri”, -përfundon ajo.


Shtuar 7.09.2023 18:20