Tragjedi në Kosovë, gjenden të vdekur në banesë një çift dhe djali i tyre

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit në Kosovë. Burime për mediat bëjnë me dije se tre anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në banesë.

Më herët u bë e ditur se janë vrarë me armë zjarri, por nga ana e policisë nuk ka ende asgjë të konfirmuar.

Burimet bëjnë me dije se viktima ka mbetur një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre.

Sipas të dhënave të deritanishme të vdekur në banesë janë gjetur A.B rreth 50 vjeç, ndërisë djali A.B është rreth moshës 23 vjeçare. Inicialet e gruas janë K.B

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur kjo tragjedi. Policia po heotn ngjarjen, priten të dhëna të reja në vijim.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.


Shtuar 28.07.2023 18:54