"Nëse do paqen, bëhu gati për luftë!" Ushtarët grekë dalin me mijëra në fushëbetejë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Që prej ditës së djeshme, forcat tokësore të Greqisë janë duke organizuar një stërvitje të madhe në të gjithë vendin, në të cilën janë angazhuar mijëra trupa.

Stërvitja po bëhet sipas autoriteteve për të testuar gatishmërinë e reagimit në raste alarmi, ndërsa mediat bëjnë me dije se kjo bëhet për shkak të tensioneve të fundit më Turqinë.

Nën moton "nëse do paqen bëhu gati për luftë", mijëra ushtar dhe pjestar të forcave speciale greke janë duke kryer qitje dhe teste në raste ndërhyrjesh ushtarake.

Prej dekadash Turqia dhe Greqia gjenden në një raport të tensionuar për shkak të ishujve në Egje, ndërsa situata është ndezur sërish gjatë viteve të fundit. /albeuc.com/
Shtuar më 23/01/2019, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori