Nëse bashkohen shqiptarët marrin më shumë komuna! Besa e BDI të gatshme për të bashkëpunuar (VIDEO)
Lëvizja
Besa po përgatitet që e vetme të dalë në zgjedhjet lokale, por dyert e bashkëpunimit me partitë
shqiptare janë të hapura, sidomos për ato
komuna që mund të drejtohen nga
shqiptarët nëse partitë bashkohen, thotë kreu i Besës Bilall Kasami.
“Kemi
komuna, siç është
komuna e Bërvenicës, siç është
Komuna e Butelit,
Komuna e Çashkës, ku
shqiptarët, në Komunën e Bërvenicës, do të mund ta ruajnë, apo edhe
Komuna e Kërçovës, ku ne si Lëvizje
Besa jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë me të gjitha partitë politike
shqiptare që mos të vijë në pikëpyetje a do të udhëhiqet nga një shqiptar apo do të shohim mundësinë që për herë të parë një komunë të mund të udhëhiqet nga shqiptarë, është rasti i Komunës së Çashkës apo i Komunës së Butelit”, tha Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes
Besa.
Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se janë të gatshëm për bashkëpunime të këtilla për unifikim të faktorit politik shqiptar.
“Për t’i faktorizuar
shqiptarët dhe për ta bërë votën e tyre më të rëndësishme. Edhe në të kaluarën ka pasur bashkëpunime të këtilla, me listë të përbashkët të këshilltarëve në Manastir, Prespë, Gazi Babë dhe kjo edhe një herë për të satën herë më radhë konfirmon politikat dhe vizionin e drejtë të kryetarit Ali Ahmeti për të bashkëpunuar
shqiptarët dhe për të mos u përçarë në më tepër parti politike”, deklaroi Arbër Ademi nga BDI.
Skender Rexhepi nga koalicioni Aleanca për
Shqiptarët dhe Alternativa, thotë se janë të hapur për bashkëpunime me partitë
shqiptare për zgjedhjet lokale, por nuk iu ka mbetur opsion, sepse të gjithë janë në pushtet.
“Pasi që është BDI-ja në pozitë, edhe ata tjerët janë në pozitë, na mbetet që ne si koalicion Aleanca dhe Alternativa vetvetiu ta bëjmë betejën në zgjedhjet lokale dhe komunat
shqiptare do t’i fitojmë, padyshim vetvetiu, nuk kemi nevojë për subjekte satelite të cilët idealin e tyre e shkrijnë në subjekte të tjera politike”, potencoi Skender Rexhepi nga koalicioni ASH-AAA.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 3 tetor të këtij viti. Aktualisht LSDM drejton 56
komuna, BDI 10, VMRO-DPMNE 5, Aleanca për
Shqiptarët 3, BESA, PDSH-ja dhe PDT-ja nga një komunë, ndërsa tre
komuna drejtohen nga kandidatë të propozuar prej grupeve të votuesve.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 19:57