“Sarri kishte të drejtë për Juventusin”

Fitorja kundër Malmo e gëzoi para kohe Juventusin që vazhdon të ketë të njejtat probleme në kampionat.

Për këtë temë foli edhe Marcello Chirico, gazetar i famshëm juventin i cili u shpreh:

“Sarri kishte të drejtë. Ky Juventus nuk mund të stërvitet. Kur profesori shpjegon në shkollë dhe studenti nuk kupton, e quajnë gomar. E njejta gjë ndodh në Continassa.

Allegri shpjegon por lojtarët nuk vënë në përdorim ato që ai thotë Në një moment përballë Milan, Allegri u duk shumë i nevrikosur.

Skuadra nuk arrinte të shprehej. Ai lëvizte më këmbë e me duar por skuadra nuk reagonte.

”Problemet e Juves? “ Rabiot mbetet i njejti i sezoneve të kaluara, ashtu si Bentancur. Kulusevski nuk përmirësohet kurrë. Kean mbetet një fantazëm në Torino.

Allegri dëshironte të tjerë lojtarë. As Allegri vetë nuk do ta ketë besuar kur e ka para sezonet e fundit në televizor. Super-ego e tij e ka gënjyer.

Në pjesën e dytë Juve kthehet në plackë të kundërshtarëve. Këtë gjë e tregoi edhe kundër Milan.

Për më tepër Max nuk po qëllon më as zëvëndësimet. Po të mos ishte për Szczesny, do të kishte shkuar më keq”- përfundoi Chirico.


Shtuar 21.09.2021 09:14

Tags: , ,