Nënshkruhen Letrat e Interesit për financimin e "Autostradës së Paqes" mes Kosovës dhe Serbisë
Pas marrëveshjes së nënshkruar në Uashington nga Kosova dhe Serbia më 4 shtator, gjatë ditës së sotme janë nënshkruar edhe Letrat e Interesit, për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, e cila është njëra ndër pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Shtëpi të Bardhë.

Këto letra janë nënshkruar nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler dhe kryetari i Bankës së Eksport-Importit, Kimberly Reed, për financimin e projektit që parashihet të lidhë Nishin dhe Prishtinën.Boehler tha se ky projekt do të jetë simbol i marrëdhënies së re mes Kosovës e Serbisë.

“Autostrada e Paqes do të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal duke lidhur Nishin dhe Prishtinën. Ai do të shërbejë gjithashtu si një simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re, transformuese midis këtyre vendeve fqinje”, tha Boehler.Ai po ashtu shtoi se “DFC, në partneritet me EXIM, është angazhuar për avancimin e këtij procesi paqësor duke investuar në projekte që krijojnë vende pune dhe sjellin përfitime të qëndrueshme ekonomike për të dy vendet”.
Ndërsa, kryetari i Bankës së Eksport-Importit, Kimberly Reed u shpreh se projekti në fjalë është hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Autostrada e Paqes është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ekonomik midis Beogradit dhe Prishtinës dhe unë përgëzoj punën e Presidentit Trump dhe të gjithë administratës mbi këtë marrëveshje historike,” tha në anën tjetër Reed.Është bërë e ditur po ashtu se këto dy institucione në fund të këtij muaji planifikojnë të dërgojnë delegacione në Beograd dhe Prishtinë për të çuar përpara punën në Autostradën e Paqes dhe projekte të tjera.

twitter-tweet">

Following the historic href="href="kerko.php?fraza=https">https://twitter.com/hashtag/EconomicNormalization?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw">#EconomicNormalization agreement signed by href="href="kerko.php?fraza=https">https://twitter.com/hashtag/Serbia?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw">#Serbia and href="href="kerko.php?fraza=https">https://twitter.com/hashtag/Kosovo?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw">#Kosovo, href="href="kerko.php?fraza=https">https://twitter.com/AdamUSDFC?ref_src=twsrc%5Etfw">@AdamUSDFC and href="href="kerko.php?fraza=https">https://twitter.com/EximBankUS?ref_src=twsrc%5Etfw">@EximBankUS Chairman Kimberly Reed signed LOIs today with Serbia and Kosovo to help finance construction of The Peace Highway. More details ➡️ href="href="kerko.php?fraza=https">https://t.co/3RLy5DCxDh">href="kerko.php?fraza=https">https://t.co/3RLy5DCxDh href="href="kerko.php?fraza=https">https://t.co/R1RtW3JrrK">pic.twitter.com/R1RtW3JrrK

— DFCgov (@DFCgov) href="href="kerko.php?fraza=https">https://twitter.com/DFCgov/status/1305931000199905289?ref_src=twsrc%5Etfw">September 15, 2020

Shtuar më 15/09/2020, ora 22:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori