Nëna shqiptare në vaj: Nuk do lëviz nga varri i djalit derisa të marr një përgjigje (FOTO LAJM)

“Kam luftuar për vite të tëra që të mësoj të vërtetën, por të gjithë më kanë braktisur. Prej ditës së sotme nuk do të lëviz nga varri i djalit tim deri sa të marr një përgjigje”. Ky është apeli i dëshpëruar i Lena Dodajt, nënës shqiptare e cila ka humbur djalin në moshën 25-vjeçare më 18 Tetor 2011 duke punuar në Itali.

Maringleno Dodaj u rrëzua nga çatia e ndërmarrjes ku punonte, ndërsa sot Lena Dodaj është futur në grevë urie dhe kërkon të dijë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit në punë.

Kjo është hera e dytë pas Qershorit 2017 që gruaja shqiptare proteston për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Tani ajo kërcënon me grevë urie dhe thotë se do flejë tek varri i djalit deri sa të rihapet hetimi për rastin e Maringleno Dodajt.

“Funerali i djalit tim u mbajt pa u kryer autopsia. Askush nuk donte të më jepte përgjigje, madje as mjekët. M’u mohua e drejta për të parë djalin tim në spital, as nuk munda t’i thosha lamtumirë. E pashë vetëm në arkivol”, është klithma e nënës që kërkon të dijë të vërtetën, çfarë ka ndodhur me djalin e saj. Në të kaluarën, Lena Dodaj i ka dërguar shkresa edhe Ministrisë italiane të Drejtëisë, si dhe Presidencës.

Ajo thotë se djali i saj kishte mbërritur gjallë në spital, por ndërroi jetë pas disa orësh. “Më thanë që kishte hyrë në sallën e operacionit, por realisht vdiq në urgjencë”, shprehet nëna shqiptare.

Në atë kohë, ndaj mjekëve u kryen hetime me urdhër të prokurorit, por si përfundim vdekja e të riut shqiptar u konsiderua si aksident në punë. /tvklan.al


Shtuar më 25/09/2019, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori