Nëna heroinë, nuk pinte ilaçet e saj për t’i paguar djalit masterin

Pëlqej
Edoni fton të ëmën, Memduhan, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare”.

Edoni ka një mezash për nënën e tij që sipas tij duhet të kujdeset më shumë për veten.

Ai deklaron se nëna e tij nuk merr ilacet e saj për shkak të parave që ua vë në dispocizion fëmijeve.

Edoni 20-vjeçar rrëfen vështirësinë e jetesës së nënës së tij në Milot, që prej martesës me të atin e tij, i cili për të siguruar para emigroi në Greqi, duke e lënë Memduhanë të rrisë 3 fëmijët e vetme.

Por si të mos mjaftonte kjo, Edoni në moshën 11-vjeçare shfaqi probleme shëndetësore. Fillimisht në Lezhë u dyshua për mish të huaj në hundë, por në Tiranë u zbulua se ai vuante nga “hardhuca kockore”, sëmundje shumë e rrallë, shkruan Tv Klan

Ai ishte personi i dytë në botë që vuante nga kjo sëmundje, e cila zhvillohej nga një lloj qelize që shfaqej në pjesë të ndryshme të trupit.

Edoni tregon se Memduhaja i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe kurrë nuk e ka lënë vetëm, duke harruar kështu veten dhe pjesën tjetër të familjes.

Pasi u shërua dhe gjithçka dukej se ishte kthyer në normalitet, ai shfaqi sërish probleme shëndetësore 3 vite më parë dhe nuk mund të lëvizte, gjë që e lëndonte shumë të ëmën e tij, pasi Edoni nuk shkonte dot as në shkollë.

Ndërkohë që Edoni studionte në Tiranë, dëshironte të ndihmonte sado pak situatën ekonomike të familjes së tij, ndaj filloi punë dhe një pjesë të pagës ia dërgonte të ëmës në Lezhë.

Ajo nuk i ka shpenzuar, por i ka mbledhur për të paguar masterin e tij. Edoni thotë se e ëma e tij ka punuar në fabrikë peshku dhe se për të fituar më shumë para, ka pastruar edhe frigoriferët e peshkut, duke qëndruar për një kohë të gjatë në të ftohtë, gjë që bëri që ajo të ketë probleme me frymëmarrjen.

“Në një nga shkrimet më përpara shkruajta që ajo është një heroinë, duke patur parasysh një natë dimri shumë të ftohtë. Shikoj mamin te dera, kishte ardhur nga puna, sapo kishte nisur bora dhe acari i Milotit dihet, ishte shumë ftohtë.

Ato flokët e borës më shumë se borë ishin akull, që kishin mbuluar trupin e saj nga rruga deri në shtëpi. Ishte tërësisht e mbuluar nga akulli, dridhej nga i ftohti që kishte në punë dhe si të mos mjaftonte ajo, gjithë rrugën e kishte bërë në të ftohtë.

Nuk e njoha, nuk njihej, vetëm dridhej dhe ishte mbuluar nga akulli. Ajo nuk kishte fuqi për asgjë, as të ulej, as të hante, as të pinte.

Që në atë moment ajo është etiketuar në mendjen time si heroinë dhe padiskutim që është heroina e jetës sime, është frymëzimi më i madh!”

Memduha – Ky është djali im! Ti je jeta ime!

Edoni – Ma! Ti do thuash pse të kam munduar deri këtu, por unë e di që nuk është mundim, pasi jam i sigurt që për ty është privilegj të jesh sot këtu sepse e ndjek jashtëzakonisht shumë këtë rubrikë dhe “E diela Shqiptare”.

Të kam sjellë sot këtu sepse mbi të gjitha dua të të them faleminderit. Faleminderit që na ke rritur, ke vuajtur shumë, ke duruar shumë dhe nuk je dorëzuar kurrë. Por mbi të gjitha, dua të të jap një mesazh. Ma, ti gjithmonë mendon vetëm për të tjerët, ti gjithmonë mendon vetëm për ne, por besoj se ka ardhur momenti që ti të mendosh pak për veten. Edhe ti ke problemet e tua, problemet e tua shëndetësore.

Ti mban peshën më të madhe të familjes, por problemet nuk zgjidhen duke qarë, nuk zgjidhen duke i mbajtur përbrenda, duhet të flasësh sa më shumë me ne, ne jemi të rritur dhe kuptojmë shumë.

Duhet t’i pish rregullisht ilaçet, nuk dua që të marrë motra në telefon dhe të më thotë që ti nuk i pi ilaçet. Kur të kesh vizitat te mjeku, nuk duhet të të çoj unë me zor, ti duhet të shkosh vetë sepse ti gjithmonë ke dashur që të bëhem një njeri i madh, por nuk mundem të bëhem pa të patur ty në krahë! Duhet të jesh më e fortë!

Do që ta vrasësh shumë mendjen, por ke kohë ta vrasësh mendjen kur të vijë nusja ime në shtëpi. Qetësohu tani.

Memduha – Gjithmonë që mua më ikën fryma, kur më shkon në mendje se kam një djalë, më kthehet shpirti prapë. Ky më jep frymë, ky më jep jetë! Këta mi ka lënë babai të vegjël dhe i kam rritur me një sakrificë shumë të madhe, por nuk jam dorëzuar asnjëherë!

Edoni – Sot duhet të qeshësh! Ta fillojmë që këtu duke qeshur. /albeu.com/

Shtuar më 18/06/2017, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori