Kërcënon Rusia: Do e djegim Ukrainën nëse Perëndimi dërgon më shumë armë

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se furnizimi me armatim më të avancuar nga SHBA në Ukrainë vetëm do të shkaktojë më shumë sulme hakmarrëse.

“E gjithë Ukraina që mbetet nën sundimin e Kievit do të digjet”, tha ai në një intervistë me gazetaren Nadana Fridrikhson.

Fridrikhson e pyeti Medvedevin, i cili si zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit është bërë një nga figurat më të ashpra pro-luftës të Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës, nëse përdorimi i armëve me rreze më të gjatë mund ta detyrojë Rusinë të negociojë me Kievin.

“Rezultati do të jetë krejt i kundërt“, u përgjigj Medvedev, në komentet që Fridrikhson postoi në kanalin e saj Telegram.

“Vetëm frikacakët moralë, nga të cilët ka mjaftueshëm si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në Kapitol, mund të argumentojnë kështu”, tha ai.

Pentagoni tha të premten se një raketë e re që do të dyfishonte rrezen e sulmit të Ukrainës ishte përfshirë në një paketë ndihme ushtarake të SHBA-së prej 2.175 miliardë dollarësh. /albeu.com


Shtuar 4.02.2023 14:19