Nëna e Fatjon Barmetës e akuzoi për dhunë, flet babai i autorëve: Erdhi të më çirrte
Pëlqej
Dy ditë më parë mes nënës së Fatjon Barmetës i cili u vra dhe u varros në vitin 2012 në Klos, dhe Ali Bojës, babait të autorëve të vrasjes ka pasur një incident në mes të qytetit të Burrelit.

Nexhmije Barmeta e ka akuzuar Ali Bojën se e ka rrahur në mes të qytetit bashkë me vajzën.

Ali Boja ka mohuar këto akuza duke thënë se u sulmua nga Nexhmije Barmeta dhe se nuk e kishte njohur se kush ishte.

Një intervistë për gazetarin Enver Doçi ai thotë se nga kjo familje është provokuar shpesh dhe se është larguar nga Klosi vetëm për të shuar konfliktin.

Ai shton se këto plane janë të përgatitura që ta injorojnë dhe ta fusin në burg.

"Unë jam Ali Boja, i ati i Përparim Bojës. Ajo ngjarje që ka ndodhur në vitin 2012 e ka pasur dhe organet e drejtësisë për të cilën kanë dhënë masat e tyre dhe kanë marrë atë që kanë menduar ata. Unë me Barmetajt nuk kam pasur asnjëherë punë dhe as sot nuk kam megjithëse pas kësaj ngjarjeje kam pasur jo unë vetë personalisht por gocat e mia, nga ana e tyre disa provokime. Për këtë jam drejtuar në Prokurori dhe Polici i kam informuar dhe kam bërë denoncime por ata kanë vijuar punët e tyre.

Atë ditë në Burrel kam qenë duke ndenjur në trotuar, më kanë kaluar ca njerëz pranë, nuk i kam njohur fare, as e kam pas mendjen fare. Vetëm kur më është drejtuar një grua, më ka pështyrë në fytyrë dhe ka tentuar të më gërvishtë në fytyrë. Kujtova se ishte ndonjë e çmendur se kishte një gocë përkrahu e mendova se ishte nën kujdestarinë e saj. I kam thënë asaj gocës merre, ça është kjo e hutuar, kush je ti? Se unë nuk i njoha fare. Unë kam harruar djemtë e mi, që si kam parë me sy që 6 vjet ua kam harruar fytyrën. Jo më të njoh nusen e Liman Barmetajt. Nuk e njoh as atë e as gocën. I kam thënë merre dhe kam parë rreth mos e ka pasur me ndonjë tjetër". /albeu.com/
















Shtuar më 15/01/2018, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori