Nëna e dy fëmijëve humb jetën në klinikën private, mjekët lihen të lirë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 39 vjeçare ka humbur jetën në një klinikë private pasi kishte shkuar të kryente një kontroll mjekësor.

Albeu.com mëson se e ndjera Xhensila Duka, nënë e dy fëmijëve dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e mbidozës së anestezisë.

Ndërkohë dy persona pjesë e personelit mjekësor janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e Policisë.

”Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Shtuar më 20/09/2020, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori