Nëna denoncon humbjen e të miturës: Doli nga dritarja, ishte te gjyshja
Një nënë nga Durrësi ka denoncuar zhdukjen e vajzës së saj 12-vjeçare I. Vangjeli mëngjesin e të dielës së kaluar.

Ajo thotë se vajza e saj është larguar nga shtëpia pas mesnate teksa flinte në shtëpinë e gjyshes në lagjen 4 në qendër të qytetit të Durrësit.

Nëna tregon se vajza ishte larguar nga dritarja e shtëpisë dy katëshe pas Pallatit të Kulturës në Durrës.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe as identiteti i plotë i vajzës pasi nëna ka refuzuar ta bëjë publik atë.

Shtuar më 24/05/2020, ora 19:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori