Nën masa të rrepta sigurie dhe i buzëqeshur, Balili niset drejt Krimeve të Rënda (FOTO LAJM)

Klement Balili disa çaste më parë mësohet se ka lënë Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe nënë masa të rrepta sigurie është nisur drejt Gjykatës së KrimeveRënda, ku edhe do të jepet masa e sigurisë për të.

Kujtojmë se njeriu i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua të martën në duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Si çdo të arrestuar edhe atij i është lejuar që në orën e përcaktuar familjarët t’i çojnë rroba dhe ushqime. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori