NEGOCIATAT/ Sigurohet dokumentacioni, çfarë do të vendoset për Shqipërinë në 15 tetor
Agjencia e njohur e lajmeve ‘Bloomberg’ ka siguruar dokumentin që do miratohet në samitin e BE-së në 15 tetor, për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Sipas Bloomberg, draftkomunikata ka qarkulluar që në datën 27 shtator. Në draft thuhet se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do tu hapen negociatat.

Dokumenti që ka parë Bloomberg thekson: “Në dritën e përparimit të arritur për reformat, vendosim hapjen e negociatave të pranimit me qeveritë në Tiranë dhe në Shkup”.

“Ndërsa formulimi mund të ndryshojë, një draft i mëparshëm, i parë gjithashtu nga Bloomberg, nuk e përfshinte rekomandimin për të nisur bisedimet”, shkruan agjencia.

“Një vendim për të nisur negociatat dështoi në qershor, pasi vende si Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka bënë rezistencë. Qeveritë perëndimore të BE janë të acaruara nga dështimi i disa vendeve lindore, që iu bashkuan bllokut në vitin 2004, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Kështu ata janë të kujdesshëm për të pranuar anëtrët e rinj në klubin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet lëvizin lirshëm”.”- thuhet ndër të tjera në shkrim.


Shtuar më 30/09/2019, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori