Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
Negociatat, kryeministri belg jep lajmin e mirë për Shqipërinë
Pëlqej
Kryeministri i Belgjikës Charles Michel, ka pohuar edhe njeherë fjalët e Kryeministrit Edi Rama se Belgjika e mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri belg në fjalën e tij në një konferencë të përbashkët tha: Sa i përket çështjes së emigracionit, duhet të theksoj përpjekjet që janë realizuar nga autoritetet për të pasur një partneritet të ndershëm. Belgjika e konsideron Shqipërinë si një vend të sigurt dhe është me rëndësi të punojmë së bashku për të lëshuar mesazhe për të parandaluar format e emigracionit ilegal. Përpjekjet e bëra janë vlerësuar.

Javën e ardhshme do të ketë diskutime të rëndësishme politike në një samit në Bruksel, do merret vendim në qershor dhe ramë dakort të ruajmë një dialog të ngushtë me kryeministrin për të nxitur zhvillimet lidhur me këtë vendim që do merret në qershor.
S’mund të them një vendim zyrtar, me shumë qartësi them se ne dëshirojmë të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë dhe aftësinë për të thelluar reformat brenda BE dhe për të nxitur thellimin e përpjekjeve brenda Shqipërisë për të dhënë një sinjal pozitiv. Për të marrë përgjegjësitë për zbatimin e reformave.

Vizita ime sot në Shqipëri s’është rastësi, e pranova me kënaqësi ftesën që m’u bë për të dhënjë një sinjal miqësie e vlerësimi nga BE për përpjekjet që janë kryer. Me rëndësi është se fillimi i një procesi anëtarësimi është vetëm fillimi, jo mbërritja. S’mund ta vë qerren përpara kaut, është në fillim mbledhja e qeverive të vendeve anëtare të BE…do të jap rreth tryezes së BE një mesazh vullneti dhe përpjekje. Bëj pjesë te ata që mendojnë se duhet të njihen përpjekjet që janë kryer me rezultate të dukshme”
Shtuar më 23/04/2018, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori