NEGOCIATAT/ Hahn zbulon kushtin që duhet të plotësojë Shqipëria
Gjatë një interviste për austriaken “Der Standard”, Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian Johannes Hahn, ka folur për çështjen e negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Hahn ka nënvizuar se Shqipëria ka ende për të bërë deri në vendimin final.Hahn argumenton se qeveria ka probleme me dialogun me opozitën. Ndër të tjera, gjatë kësaj interviste ai ka lavdëruar qeverinë në Shkup lidhur me çeljen e së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërkohë për vendin tonë Hahn është shprehur se Shqipëria është pas Maqedonisë së Veriut.

“Të dy vendet kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga shtetet anëtare të BE si një kusht. Kjo është arsyeja se përse kemi bërë një rekomandim pozitiv. Por Maqedonia e Veriut jo vetëm ka arritur reformat e kërkuara, por ka nënshkruar edhe marrëveshjen historike të Prespës dhe gjithashtu një traktat miqësie me Bullgarinë”,-ka thënë komisioneri.

Hahn shtoi se reforma në drejtësi ishte një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit të Shqipërisë.
Shtuar më 30/07/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori