Në zyrë me oxhak 18 000 euro dhe shtëpi me kalorifer kinez? Gjurmët e oxhakut që të cojnë tek Rama

Publikimi padashje i pamjeve të një oxhaku ultra modern 18 000 euro i prishën të gjithë skemën e publicitetit të Ramës në intervistën e parë për vitin 2019.

Ishin pikërisht pamjet e oxhakut të publikuara fillimisht në Albeu.com si edhe çmimi i tij që detyruan Ramën të përgjigje publikisht se në fakt ai nuk kishte salltanete në shtëpinë e tij në Surrel dhe se oxhaku i famshëm i përkiste një shokut të tij.

Më pas u mësua se shoku i Ramës, për të cilin kryeministri tha se posedonte një oxhak 18 000 euro në zyrë ishte pikërisht Adi Dule.

Më pas, lapsi.al publikoi pamje nga brenda shtëpisë së Dules, ku duket një ambient më tepër së modest, ndërsa spikat në të djathtë një kalorifer me vlerë 2 000 lekë që blihet rëndon në tregjet e hapura të Tiranës.

Në gjithë këtë skenë shtrohet pyetja: Si mundet që një person të haxhojë 18 000 euro për një super oxhak në atelie dhe të kursehet duke blerë një kalorfifer "medreseje" në shtëpi?

Në lidhje me Dulen, PD publikoi sot disa të dhëna ku rëzultonte se ai nuk kishte bërë ndonjë shitje pikturash apo veprash gjatë kohëve të fundit, gjë e cila konfirmon se të paktën financiarisht ky personazh nuk mund të harxhojë 18 000 euro vetëm për një oxhak si ai që u filmua në krah të Ramës. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2019, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori