"Në Turqi më rrezikohet jeta", merret vendimi për turkun Simsek
Gjykata ka dhënë vendimin për turkun Selami Simsek, i arrestuar pak muaj më parë në Rinas me pasaportë të falsifikuar.

Organi i Akuzës ka kërkuar dënimin e Simsek me një vit e gjashtë muaj burg, por gjykata pranoi kërkesën e turkut për gjykim të shkurtuar.

Si përfundim, Selami Simsek u dënua me 1 vit burg. Ky i fundit ka kryer 10 muaj burg në vend dhe pritet të lirohet brenda pak javësh.

Selami Simsek do të vuajë dënimin në një burg të zakonshëm në Shqipëri.

Pak ditë më parë ai dorëzoi një kërkesë për azil politik në Shqipëri.

“Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruante Simsek.

Kërkesa u bë më datë 8 janar 2020 e shkruar me shkrim dore në shqip dhe turqisht.

Ai shprehej se në vendin e tij, Turqi i rrezikohet jeta pasi e konsiderojnë gylenist. Kujtojmë se më 1 Janar 2020, policia shqiptare deportoi me urgjencë drejt Turqisë, mësuesin Harun Celik, shokun e Selami Simsek. Sapo përfundoi dënimin Celik ai u dëbua me urgjencë duke mos i lënë asnjë ditë kohë për të kërkuar azil politik në vendin tonë.
Shtuar më 27/01/2020, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori