Në Izrael është drejt fundit, Silva Bino: Vaksinimi do të zgjasë gjithë vitit

Vaksinimi ne bote, perqindjet
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Silva Bino ka deklaruar se procesi i vaksinimit do të zgjasë gjatë gjithë vitit.

Edhe pse duket si një kohë e gjatë dhe shumë vende janë drejt fundit të këtij procesi duket se Shqipëria, ashtu si në shumicën e gjërave nuk do të mbajë dot këtë hap.

Kutjojmë këtu rastin e Izraelit i cili ka vaksinuar rreth 75% të popullsisë.

“Është një proces shumë i rëndësishëm si për të gjithë vendin. Edhe qarku i Shkodrës do të shërbejë për gjithë veriun e Shqipërisë për bluzat e bardha. Është një proces që do të vazhdojë. Do të vazhdojë me shtëpitë e të moshuarve, me personel tjetër shëndetësor, pastaj me personat mbi 90 vjec, me ata që janë me sëmundje bashkëshoqëruese, më pas me gjithë popullatën. Pra është një proces që do të zgjasë gjithë vitin”, tha Bino.

Bino kishte një apel për të gjithë të vaksinuarit, që sipas saj duhet të mos e ulin vigjilencën.

Shtuar më 16/02/2021, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori