U zunë për ballkonin, arrestohet pas 3 ditësh autori që goditi me çekiç fqinjin në Fier

Ka rënë në prangat e policisë pas tre ditësh në arrati 42-vjeçari, i cili goditi me çekiç në kokë fqinjin e tij në Fier. Uniformat blu bëjë me dije se i arrestuari është Ermal Sino.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.05.2023, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, ka goditur me send të fortë (çekiç) në kokë, shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier.

Arsyeja e sherrit ka qenë një mosmarrveshje që dy fqinjët kishin për një ballkon.

Kujtojmë se i lënduari pas marrjes së asistencës mjekësore u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

FIER

Goditi me send të fortë (çekiç) në kokë, një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari i shpallur në kërkim 3 ditë më parë.

Në vijim të punës lokalizuese dhe operacionale, më qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë dhe mbështetjes së inteligjencës informative, ndaluan shtetasin Ermal Sino, 42 vjeç.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.05.2023, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (çekiç) në kokë, shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier.

55-vjeçari pas marrjes së asistencës mjekësore u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/


Shtuar 5.05.2023 09:38