Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, se në
Shkodër është votuar me fletë votimi false. Drilona Hoxha, zëdhënsja e KQZ-së, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka treguar me detaje gjithë procedurën e riprintimit të fletëve të
votimit në Slloveni pas shkatërrimit të materialeve zgjedhore në KZAZ-së në Vaun e Dejës).
KQZ shprehet se
fletët e
votimit u printuan në Slloveni në datën 29 qershor, dhe janë sjellë në Shqipëri në orët e para të
mëngjesit të datës 30 qershor, duke u shpërndarë më pas në Qendrat e
Votimit.
“Duke marrë shkas lidhur me akuzat për fletë e
Votimit në Vaun e Dejës, KQZ se
fletët e
votimit janë prodhuar nga kompania sllovene e cila u kontaktua nga KQZ pas ngjarjes së ndodhur në KZAZ 6. Në procesverbalin e doganës në 30 qershor në 2:30 të
mëngjesit shkruhet procedura e transportit të fletëve të
votimit. Mjeti u regjistrua nga kompania TIMS në orën 01:58 minuta dhe
fletët e
votimit u kontrolluan nga punonjësit e KQZ”.
“Pas marrjes së dakordësisë është aplikuar procedura e deklarimit të thjeshtuar. pas kësaj procedure mjeti i është dorëzuar punonjësve të KQZ. Kjo procedurë ka përfunduar në orën 02″15 të
mëngjesit.
Fletët e
votimit kanë mbërritur në
Shkodër dhe shpërndarja e tyre ka përfunduar në orën 06 të
mëngjesit, për të qenë gati para nisjes së orarit zyrtar të votimeve”, deklaron KQZ.
Shtuar më 15/07/2019,
ora 18:00