Në shenjestër të OFL-së, kush është Arben Frroku që "bën ligjin" në Holandë dhe Shqipëri
OFL i ka dërguar formularin 3 personave për deklarimin e pasurisë. Ata brenda 48 orëve duhet të justifikojnë pasurinë e tyre në rast të kundërt do tiu sekustrohet.

Ata jane:

Durim Keci

Arben Frroku

Jasim Kala

Por kush është Arben Frroku?

Arben Frroku vëllai i ish-deputetit Mark Frroku i mori jetën në një atentat mafioz Dritan Lamajt dhe më pas u arrestua në Greqi.

Alibia e tij se në kohën e kryerjes së krimit ndodhej në Qafë Thanë detyroi ekspertët të përdorin një makinë me shpejtësinë maksimale për të vërtetuar, nëse ishte e mjaftueshme koha për të kryer vrasjen dhe për të përfunduar në pikën doganore të Qafë Thanës.

Dritan Lamaj ishte kryekomisari i tretë i vrarë në harkun e pesë muajve të 2013, pas Adem Tahirajt në Shijak dhe Musa Skurës në Burrel. Për gjetjen e autorëve Policia deklaroi në atë kohë një shumë prej 100 mijë dollarësh.

Dyshimet se autori ishte Arben Frroku u përforcuan me prova dhe më 25 shkurt ai u arrestua në Greqi, pas dyshimeve të Prokurorisë për Krimet e Rënda se ishte i përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ai u arrestua së bashku me shtetasin Jak Jaku por edhe pse u dënua me burgim të përjetshëm u la i lirë në 2015 në Shqipëri. /albeu.com/

Shtuar më 27/02/2020, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori