“E kam vetëm shok partie”, vjen reagimi i deputetëve të përmendur në dosjen e Ahmetajt: Nuk mbaj mend ta kem takuar

Në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajt ka dalë edhe emri i dy deputetëve të PS-së, ish-kryetarë bashkie të Fierit dhe Beratit, Bajftjar Zeqaj dhe Fadil Nasufi.

Një mesazh i datës 14 qershor 2012 sugjeron se Ahmetaj mbahej në dijeni të një takimi mes Mirel Mërtirit dhe Fadil Nasufit, kryetar i bashkisë së Beratit për vitet 2003-2015.

“Mbarova punë, po nisem për në Tiranë. Kalofsh mirë” i shkruan Mërtiri, Ahmetajt. Ndërsa ky përgjigjet “E di, më tha Nasufi”.

Por si e komenton Nasufi këtë mesazh, a ka favorizuar Mërtirin me tendera? “Asnjë favor për tenderat” tha ai.

Njëri nga gazetarët e pyeti; do të arratiseni edhe ju si Ahmetaj apo do të shkoni përpara SPAK-ut?

Deputeti u nervozua. “Çlidhje kam unë? Çlidhje ka me këtë? Një udhëtar i varfër nuk ka frikë nga asnjë kusar sado i ligë që të jetë” tha Nasufi dhe u largua.

Ndërkohë, Zeqiraj, në një prononcim për gazetarët tha se nuk mban mend bisedat apo takimet me bosët e inceneratorëve, kur ka qenë kryetar bashkie i Fierit.

“Absolutisht asnjë tender. Inceneratori i përket pas viteve 2015, që unë e kam dëgjuar si një lëvizje… Atëherë dëgjova se do të ndërtohet një incenerator. Më pas dëgjova se po heton SPAK-u. Nuk kam pirë as kafe, as kam shkëmbyer mesazhe. E kam pasur vetëm shok partie, jo shoku im. Nuk më kujtohet takimi. Nuk mbaj mend, se po të mbaja mend do ta thoja. Mesazhin e kam rilexuar, se nuk e mbaja mend. Unë i shqetësuar se emri im shpërdorohet jo se përdoret. Celulari i Ahmetajt është në duart e SPAK-ut dhe ka asnjë komunikim me mua nga 2012. Unë nuk jam pyetur si kryetar për këtë çështje të inceneratorëve” tha Zeqajn.

Në kuadër të këtij akt ekspertimi rezulton se Ahmetaj komunikon me ish kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo të cilit i kërkon të komunikojnë dhe të ulen bashkë me Mërtirin në kafe dhe më pas vijojnë komunikimet mes Zotos, Mërtirit dhe ish kryetarit të bashkisë, thuhet në dosjen kundër Ahmetajt.


Shtuar 13.07.2023 10:29