Në seancën e fundit plenare Kuvendi miraton 2 koncesionet 328 milion euro
Në seancën e fundit parlamentare Kuvendi ka miratuar dy kontratat koncesionare për rrugët Orikum – Llogara dhe Milot – Balldren me shumicë të thjeshtë votash, ndërsa opozita e re votoi kundër.

Ndërkaq ditën e sotme është miratuar koncesioni i rrugës Milot-Balldre, me 79 vota pro dhe 29 kundër dhe rrugës Orikum-Dukat me 73 vota pro dhe 23 kundër. Vlera totale e këtyre dy koncesioneve shkon në 328 mln euro.

Votimi për koncesionet

Miratohet me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k. për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”.

Miratohet me 78 pro, 26 kundër, 4 abstenim projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”.
Shtuar më 18/07/2019, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori