Në rrugët e kryeqytetit qytetarët ironizojnë votimet false të 30 qershorit (FOTO LAJM)

rrugët e kryeqytetit qytetarët ironizojnë votimet false të 30 qershorit me mesazhet "Voto Bablokun", "Voto 184", "Voto Avdylaj", "Voto 339".

Me "Voto Bablokun", sipas PD-së, qytetarët i referohen Edi Ramës, i cili është kapur në përgjim "duke dirigjuar skemën mafioze të blerjes së votave".

"Është Imer Lala, një i dënuar për vrasje, që e quan Ramën bablok, pas një prej takimeve që ka patur me të në kryeministri", thekson PD në njoftim.

Sipas Partisë Demokratike, këto mesazhe rikujtojnë se zgjedhjet u vodhën nga qeveria në bashkëpunim me krimin e organizuar, fakte të dala publikisht në gazetën më të madhe në Evropë "Bild".

"Revolta popullore shihet në çdo rrugë, pak përpara protestës së nëntë kombëtare të opozitës e cila do të mbahet në Tiranë në orën 20.00", thuhet në njoftimin e PD-së.
Shtuar më 21/06/2019, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori