"Në PS ka njerëz që kanë frikë nga SPAK", çfarë paralajmëron Balla?
Nga qeveria theksojnë se kriza politike është për shkak të frikës nga drejtësia. Por veç deputetëve të opozitës, nga qeveria a kanë frikë nga formimi i SPAK?

Taulant Balla nga studuio e emisionit Opinion tha: Mund të ketë njerëz dhe në PS, por ka një shumicë të madhe parlamentare për të ecur përpara. Kurse aty, në PD, ka një shumicë të madhe për ta penguar SPAK-un.

I pyetur se pse nuk është marrë asnjë veprim nga drejtësia për rastet e bëra publike për shitblerjen e votave, zoti Balla tha se kjo ishte për shkak të drejtësisë.

Drejtësia e vjetër dhe pas këtyre ndryshimeve do jetë krejtësisht ndryshe… Sigursht ka pasur raste të refereinimt për shit-blerjen e votave. Di që disa prej tyre janë në procese gjyqësor”

Shtuar më 20/02/2019, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori