Në protestë edhe "UBT-ja", studentët thirrje në dritare për pedagogët që i pengojnë (VIDEO)
Pëlqej
Studentët e Universiteteve Publike protestojnë edhe sot kundër vendosjes së tarifave për provimet e mbartura.

Të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës janë bashkuar tek Politekniku dhe kanë nisur marshimin në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të mbërritur në orën 10:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës.

Ndërkohë studentët e Universitetit Bujqesor i janë bashkuar protestës për të kundërshtuar tarifat në Universitete, ku një grup prej tyresh kanë hasur në rrezistencën e një profesori i cili zhvillonte mësim.

Pjesa e protestuesve janë afruar në dritare dhe i kanë bërë thirrje: Bashkohu me ne!

Ju ftojmë të ndiqni pajmet!
Shtuar më 06/12/2018, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori