Si Eskobari i vërtetë, momenti kur Balili dorëzohet në polici (VIDEO)
Zyrtarisht i shumëkërkuari Klement Balili është në prangat e Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se ‘Escobari i Ballkanit’ i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është dorëzuar. ‘Peshku i madh’ apo ‘Magjistari’ sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë.

Ai është dorëzuar në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm pas negociatave të nipit të tij Rigels Balili me policinë. Klement Balili ka vendosur tre kushte për dorëzimin; mos ekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli..Nderkohw janw siguruar pamjet e momentit kur Balili dorëzohet në polici mëngjesin e sotëm. Në pamje duket baroni i drogës duke u përqafuar dhe përshëndetur me familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas burimeve makina ishte nje mjet tip ‘Benz’ me targa AA 247 TC ku Balili udhëtoi për herë të fundit në liri për t’u dorëzuar në policinë e shtetit i përket një kompanie ndërtimi në Sarandë. Më pas Balili u shoqërua në drejtim të Tiranës nga eskorta e Policisë së Shtetit ku i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Veliu. Ai u shoqërua nga eskorta në masa të forta sigurie drejt kryeqytetit, ndërsa tani ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës./Report TV/
Shtuar më 15/01/2019, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori