Në pranga 2 të kërkuar nga operacioni antikanabis në Lazarat
Pëlqej
Prej muajit qershor ishin shpallur në kërkim prej policisë gjatë operacionit antikanabisi në Lazarat, e tashmë kanë rënë në pranga dy persona.

Sipas policise, të arrestuarit janë Xhevair Derxhia dhe Abas Rabia. Më 22 qershor në banesën e Derxhias janë gjetur 1100 bimë narkotike kanabis. Ndërkaq, gjatë kontrolleve që janë bërë në lokalin e Rabies më 23 qershor janë gjetur sende të kundraligjshme si lojrash fati, një sasi fishekësh, kanabis në formë boçesh e çokollate. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori