"Ne nuk jemi bankomat", rinis protesta e studentëve në Tiranë (VIDEO)
Pëlqej
Studentet për të tretën ditë me radhë janë ngritur në protestë kundër tarifavee të larta.

Marshimi sapo ka nisur dhe në orën 10:00 është parashikuar që të mblidhen para Ministrisë së Arsimit për të vijuar më tej protestën e tyre.

Kësaj proteste u janë bashkuar edhe Universiteti i Durrësit, Elbasanit dhe i Korçës.

Me thirrjet “ne nuk jemi bankomat” studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave shtesë.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre.

1. Pergjysmim i Tarifave. 2 heqje e tarifave shtese.

3. Përmirësim i kushteve te universiteteve

4. përmirësim i kushteve neper konvikte.

5. Jo favorizim për përfitime personale./albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori