E rëndë në Greqi, i moshuari abuzon sek*ualisht me shoqen shqiptare të mbesës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ilion të Greqisë.

Një 13-vjeçare shqiptare ka denoncuar në polici se është abuzuar seksualisht nga gjyshi i shoqes së saj, 85 vjeç. Sipas denoncimit të së miturës, gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e shoqes së saj 13-vjeçare, pak pas orës 16:00, të martën e kaluar.

Vajza me origjinë nga Shqipëria kishte shkuar në shtëpi e shiqes për të luajtur, kur gjyshi 85-vjeçar i shoqes së saj përfitoi nga mungesa e shkurtër e mbesës dhe iu afrua 13-vjeçares, shkruan protothema.gr.

Pedofili i dyshuar ka kryer akte të turpshme ndaj të miturës, e cila ka arritur t’i ikë dhe të kthehet në shtëpinë e saj. Vajza u ka treguar prindërve makthin që ka ndodhur në duart e të moshuarit, të cilët kanë denoncuar ngjarjen në policinë e qytetit./albeu.com/