Një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë, kaos dhe tronditje! Dalin pamjet nga sherri fatal në Prishtinë (VIDEO)

Janë publikuar pamje të reja nga sherri fatal në Prishtinë mbrëmjen e djeshme.

Në video të ndryshme tregohen disa momente para e pas ngjarjes.

Fillimisht shihet një burrë i shtrirë në tokë i mbuluar nga gjaku, teksa dy të tjerë i japin ndihmën e parë.

Ndërkohë, pak minuta pasi në vendngjarje mbërriti ambulanca, në video shfaqen disa nga vajzat që ishin në lokalin në qendër të Prishtinës.

Njëra nga 14 gratë që u plagosën, duket në planet e publikuara nga mediat, e fashuar në këmbë dhe e gjakosur kudo.

Në pamjet e shkurtra është kaosi dhe tronditja që mbizotëron.

Ndërkohë, si pasojë e sherrit mbetën të plagosur 20 persona dhe një ndërroi jetë.

 


Shtuar 5.08.2023 14:56