“Në një celular janë kërcënimet”, detaje të reja për ekzekutimin e avokatit
Vrasja e avokatit Ravik Gurra nuk tronditi vetëm Elbasanin por gjithë sistemin e drejtësisë.

Në Opinion, gazetarja Lala është shprehur se përpara një viti e gjysmë avokati Gurra i ka shprehur një shqetësim një zyrtari të lartë të policisë.

Për më tepër ajo thotë se: “Avokati para një viti e gjysmë ka shprehur një shqetësim pranë një zyrtari të lartë të policisë së Elbasanit, por e ka lënë në kuadrin miqësor. Ata që kanë pasur informacion, më kanë thënë se avokati ka dhënë detaje të sakta për ata që e kërcënonin.

Ka pretendime që një pjesë të atyre kërcënimeve që konstatonte i ka renditur në një celular që nuk dihet se në duart e kujt është". /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 09:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori